Bislimi në takim kokë më kokë me Sarrazinin: Kemi folur për futboll

11:15 | 02 Tetor 2024
bislimi-ne-takim-koke-me-koke-me-sarrazinin:-kemi-folur-per-futboll

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mbajtur një takim kokë më kokë me emisarin gjermani për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin

Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane

Kur u pyet se çfarë kanë biseduar me zyrtarin e lartë gjerman, Bislimi tha se kanë folur për futboll, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq, lidhur me atë se se a ka diçka të re rreth kërkesës së gjermanëve për CEFTA-n, ai tha se nuk ka pasur asgjë konkrete veçse kanë biseduar me Sarrazinin, njofton Klankosova.tv .

Vendi i Sarrazinit, Gjermania i ka kërkuar Kosovës që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, ndalesë kjo që po konsiderohet si diçka që është kundër parimeve të CEFTA-s.

Komento: