154 aksidente në rajonin e Ferizajt gjatë shtatorit, 104 persona të lënduar

14:45 | 02 Tetor 2024
154-aksidente-ne-rajonin-e-ferizajt-gjate-shtatorit,-104-persona-te-lenduar

Gjatë shtatorit në rajonin e Ferizajt janë raportuar 154 aksidente, ku janë lënduar 104 persona.

Ndërsa në shtatorin e vitit të kaluar ishin raportuar 146 aksidente.

“Në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin shtator-2024 ka qenë në rritje prej + 5.5 %, për dallim nga muaji shtator-2023, që janë raportuar 146 aksidente të komunikacionit rrugor.”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Komento: