Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Kartën e Adriatikut flitet në Poloni

15:27 | 02 Tetor 2024
anetaresimi-i-kosoves-ne-nato-dhe-ne-karten-e-adriatikut-flitet-ne-poloni

Takimi i radhës në Poloni, në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, i kryeministri Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ishte me Ndihmës Sekretaren për Mbrojtje, Celeste Wallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, asistent i Veçantë i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve.

Në një postim në Facebook, Maqedonci ka thënë se partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës është i palëkundër.

“Ndërsa në rrugëtimin e përbashkët për mbrojtjen e vlerave perëndimore dhe ruajtjen e sigurisë dhe paqes rajonale është tejet i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në NATO e në Kartën e Adriatikut, gjë të cilën e theksuam bashkë me kryeministrin Kurti dhe në takim me përfaqësuesit e ShBA-ve”.

“Kosova është e gatshme që krah partnerëve tanë strategjik, kudo dhe kurdo të ofroj kontributin e saj në çështje të sigurisë”, ka thënë Maqedonci.

Komento: