Flet heroi i ndeshjes për Tottenhamin, nuk mund të përmbahet nga emocionet

11:52 | 09 Maj 2019

Lucas Moura flet për emocionet pas het-trikut ndaj Ajaxit, i cili ishte heroi i ndeshjes.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Lucas Moura ndihet krenar pas het-trikut në fitoren e madhe ndaj Ajaxit.

Lucas Moura ka shfaqur emocionet e tij pas het-trikut në fitoren e Tottenhamit ndaj Ajaxit me rezultat 3:2. Sulmuesi brazilian realizoi het-trik duke kualifikuar ekipin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të takohen me Liverpoolin, transmeton lajmi.net.

“Është e pamundur ta përshkruaj atë që po e ndiej. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar me bashkëlojtarët e mi. Gjithmonë beso në këtë moment. Ne dhamë gjithçka në fushë”, u shpreh sulmuesi.

“E meritonim këtë gjë, jemi si familje. Është e pamundur të shpjegohet. Kjo është një dhuratë e madhe nga Zoti, që unë dua ta ndajë me bashkëlojtarët, shokët dhe familjen time. Nuk është vetëm merita ime, por e bashkëlojtarëve të mi dhe punës ekipore”, theksoi ai.

Komento: