Parashikimi i motit për të enjten

23:11 | 02 Tetor 2024
parashikimi-i-motit-per-te-enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë me shpejtësi prej 10-41 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Komento: