Butikofer: QUINT-i gaboi me Kosovën

10:10 | 03 Tetor 2024
butikofer:-quint-i-gaboi-me-kosoven

Ish-deputeti nga radhët e Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE), Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore ndaj Kosovës, duke i cilësuar gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës.

Butikoferi ka vlerësuar inkurajuese pjesëmarrjen e Kurtit në Forumin e Varshavës, me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.

“Për të ftuar Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është QUINT-i në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”, shkroi ai në X.

 

 

 

Komento: