Haradinaj uron Gjermaninë në 34-vjetorin e bashkimit: Aleate e palëkundur e Kosovës

11:09 | 03 Tetor 2024
haradinaj-uron-gjermanine-ne-34-vjetorin-e-bashkimit:-aleate-e-palekundur-e-kosoves

3 tetori 1990-të, është dita kur u bë bashkimi i dy gjermanive në një të vetme.

Me këtë veprim, u forcua edhe kontinenti i Evropës.

Për këtë ditë të madhe të këtij shteti, urime ka shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se Gjermania është aleate e palëndur e Kosovës.

“Populli dhe qeveria gjermane kanë qëndruar pranë nesh në momentet më të vështira, duke na ndihmuar për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë. Jemi përjetësisht mirënjohës për këtë mbështetje të paçmuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të qëndrueshëm në vitet që vijnë”, tha Haradinaj.

 

Komento: