Faton Abdullahu: Marrja e vizave i ka zgjatur jetën Qeverisë Kurti

11:17 | 03 Tetor 2024
faton-abdullahu:-marrja-e-vizave-i-ka-zgjatur-jeten-qeverise-kurti

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka deklaruar se marrja e vizave i ka zgjatur jetëgjatësinë Qeverisë së Albin Kurtit.

Në një postim në ‘Facebook’ Abdullahu ka theksuar se pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet e qeverisë për 4-5 vite janë shfryrë përmes largimit të qytetarëve drejt Evropës.

“Marrja e vizave ja ka zgjat jetën Qeverisë Kurti. Pakënaqësit e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet për 4-5 vite nga kjo qeveri janë zbrazur rrugëve të Evropës.

Sipas tij, një pjesë e madhe e qytetarëve janë larguar nga Kosova për një jetë më të mirë, pasi, siç thotë ai, në vendin e tyre iu është ofruar “jetë e keqe”.

“Një pjesë shumë e madhe janë larguar për një jetë më të mirë, sepse këtu në Kosovë u është ofru jetë e keqe. Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri (zot mos e bo) kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdoj qeverisjen përsëri. Dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Me 9 shkurt, me kismet, kundër populizmit”, përfundoi ai, transmeton Front Online.

Komento: