PDK-ja në Gjilan liston pesë arsyet e mosvotimit të buxhetit komunal për vitin 2025

11:17 | 03 Tetor 2024
pdk-ja-ne-gjilan-liston-pese-arsyet-e-mosvotimit-te-buxhetit-komunal-per-vitin-2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, Riad Rashiti ka numëruar pesë arsyet që sipas kësaj partie nuk po e votojnë buxhetin komunal për vitin 2025.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rashiti shkroi se planifikimi i këtij buxheti nuk është në interest ë qytetarëve, transmeton Front Online.

“Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24”, shkroi ai.

Tutje Rashiti shkroi se ky planifikim i buxhetit është i imponuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan Alban Hyseni.

“Marr parasysh që në vitin e ardhshëm janë dy palë zgjedhje, nacionale dhe lokale, buxhetin e komunës kryetari i Gjilanit e ka propozuar tipike për fushatën e tij zgjedhore. Sepse krejt ky planifikim buxhetor është i imponuar nga vet ai, i cili”, shkroi tutje ai./FrontOnline/

Komento: