Hargreaves: Britania, krenare për rolin në përparimin e FSK-së

13:02 | 03 Tetor 2024
hargreaves:-britania,-krenare-per-rolin-ne-perparimin-e-fsk-se

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë dje në Konferencën e FSK-së të titulluar “FSK dhe Partnerët 2024”.

Hargreaves tha se Britania e Madhe është krenare për rolin që ka luajtur në përparimin e FSK-së, drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

“Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë, të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Evropë”, shkroi Hargreaves.

Komento: