Zvicra shkon në Serbi me dy shqiptarë

15:58 | 03 Tetor 2024

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

“Helvetikët” do të përballen me Serbinë në udhëtim më 12 tetor dhe më pas më 15 të këtij muaji do të kenë punë me Danimarkën.

Drejt Serbisë, Zvicra do të udhëtojë me dy shqiptarë.

Yakin i ka ftuar Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin për këto dy ndeshje.

Komento: