Publikohet aktakuza e plotë ndaj ‘super’ këshilltarit Gani Jakupi, akuzohet për shpërlarje parash e ikje nga tatimi

19:58 | 03 Tetor 2024
publikohet-aktakuza-e-plote-ndaj-‘super’-keshilltarit-gani-jakupi,-akuzohet-per-shperlarje-parash-e-ikje-nga-tatimi

Gani Jakupi i njohur si ‘super’ këshilltari me pagë 7500 euro, u raportua se po hetohet nga Krimet Ekonomike.

Periskopi ka siguruar aktakuzën e plotë ndaj Jakupit, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpërlaje parash. dhe ikje nga tatimi.

Jakupi, i cili buxhetit të shtetit i kushtoi një vit mori 90,000 euro, apo 7,500 euro në muaj është dërguar në Krime Ekonomike për keqpërdorime të shumta nga Majlinda Bregasi, bashkëpunëtore e tij.

Por në një deklaratë Jakupi mohoi akuzat. Ai tha se nuk është në dijeni dhe se nuk është kontaktuar nga Krimet Ekonomike.

“Nuk e di. Mue nuk m’kanë kontaktue“, tha ai për Insajderin.

Gani Jakupi u bë emër i njohur pasi Periskopi bëri publike kontratën që ai kishte lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ofruar shërbime si konsulent për Ambasadën Kosovës në Bruksel.

Ndërsa sot u raportua se ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe shpërlaje parash.

Aty theksohet se “ekziston dyshimi i bazuar se z. Gani Jakupi, në cilësinë e bashkëthemeluesit të OJQ’së e ka përdorur dhe shfrytëzuar llogarinë bankare të OJQ’së për të pranuar pagesa personale nga persona të tretë”.

Sipas këtij raportimi ai po akuzohet për veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, shpëlarje parash, shmangie nga tatimi, mashtrim, konflikt i interesit, falsifikim i dokumenteve, mashtrim me subvencione.

kallezim penal 1

 

Komento: