Osmani takohet me mërgimtarë në Francë: Shteti i Kosovës mban edhe vulën e tyre

10:12 | 04 Tetor 2024
osmani-takohet-me-mergimtare-ne-france:-shteti-i-kosoves-mban-edhe-vulen-e-tyre

Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgimtarë gjatë vizitës që po zhvillon në Francë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës.

“Dje, Presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Francë. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, thuhet në njoftim.

Komento: