Prokuroria Speciale: Ridvan Muharremi është duke u intervistuar

12:16 | 04 Tetor 2024
prokuroria-speciale:-ridvan-muharremi-eshte-duke-u-intervistuar


“Front Online” ka raportuar sot se Ridvan Muharremi është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Kjo u konfirmuar edhe nga vetë Prokuroria, ku njoftoi se Muharremi është paraqitur sot në këtë institucion me ftesë të kësaj prokurorie dhe se i njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale cilën kjo prokurori e ka në hetim.

Kujtojmë se Muharremi është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, dhe nga organet e rendit po hetohet lidhur me përfshirjen e dyshuar të tij në skandalin e rezervës shtetërore.

Komento: