Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve vizitoi Prokuroritë Themelore në Gjakovë dhe Pejë

16:51 | 04 Tetor 2024
udheheqesi-i-zyres-per-rikthim-te-aseteve-vizitoi-prokurorite-themelore-ne-gjakove-dhe-peje

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni së bashku me zyrtarët e deleguar nga institucionet ligjzbatuese në këtë zyrë dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, vizituan sot Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë.

“Gjatë takimeve të mbajtura në këto prokurori, Hyseni i njoftoi  të pranishmit për funksionalizimin e Zyrës për Rikthim të Aseteve, si dhe Procedurat Standarde të Veprimit, duke kërkuar bashkëpunim nga prokurorët e këtyre prokurorie me këtë zyrë, me qëllim të këshillimit dhe ndihmës për të gjithë prokurorët që kanë raste ku duhet të aplikohen procedurat për rikthimin e aseteve”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjatë këtyre takimeve është diskutuar dhe janë shkëmbyer mendime mbi përmirësimin e procedurave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ku në këtë drejtim ishte gjurmi, ngrirja dhe sekuestrimi i aseteve të përfituara përmes veprave penale, si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar për rritjen e efektivitetit në këtë proces, u konsiderua kyç për suksesin e këtyre përpjekjeve, duke ndihmuar në kthimin e aseteve të paligjshme dhe zbardhjen e rasteve të rëndësishme kriminale”.

Kryeprokurori, i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Enis Gashi, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli  së bashku me prokurorët e këtyre prokurorive falënderuan pjesëmarrësit për vizitën e tyre duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me këto institucione për të arritur rezultate sa më të mira.

Komento: