IKP-ja rekomandon suspendimin e policit që dyshohet se plag*osi nënën e tij

17:09 | 04 Tetor 2024
ikp-ja-rekomandon-suspendimin-e-policit-qe-dyshohet-se-plag*osi-nenen-e-tij

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë.

“E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e Inspektorati Policor.

I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.

IKP-ja ka dhënë rekomandimin për suspendimin edhe të një zyrtari tjetër policor, kësaj here në Mitrovicë.

Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Komento: