Zëdhënësi i Vetëvendosjes: Sot nisi ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri

21:05 | 04 Tetor 2024
zedhenesi-i-vetevendosjes:-sot-nisi-ndertimi-i-mbi-200-shtepive-ne-veri

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se sot ka nisur ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri të Kosovës.

“Sot ka nisur ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar ai.

Këto shtëpi do të ndërtohen në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Më 12 gusht të këtij viti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pati njoftuar se 100 prej 200 shtëpive do të ndërtohen me financim nga MAPL-ja, kurse 100 të tjera nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Komento: