Eliminimi i Ajax prek edhe Barcelonën, vjen lajm shumë i keq

14:00 | 09 Maj 2019

Eliminimi i Ajaxit është lajm keq edhe për Barcelonën.

“Mundo Deportivo” shpjegon pse eliminimi i Ajaxit është lajm i keq për ekipin e Barcelonës.

Eliminimi i Ajaxit nga Liga e Kampionëve është lajm i keq në mënyrë indirekte edhe për skuadrën e Barcelonës.

“Mundo Deportivo” shkruan se përforcimi i ri i klubit katalan, mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong do të vjen i pikëlluar në Camp Nou, transmeton lajmi.

De Jong ka arritur marrëveshje për transferim te Barcelona më herët gjatë këtij sezoni.

Por, gazeta e njohur sportive katalane frikësohet se mesfushori do të jetë në shok nga eliminimi i rëndë nga Tottenham mbrëmë sa që mund t’i shkaktojë telashe te skuadra e tij e re.

Komento: