Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sonte për vizitë në dy fshatra të komunës së Malishevës.
“Sonte, vizitat në familje i vazhdova në fshatrat Astrazup dhe Ngucat në Malishevë. U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve”, ka shkruar Abdixhiku ne Facebook.