Rukiqi për Qeverinë Kurti: Në 1197 ditë 2 km rrugë të reja – menaxhuan 12 miliardë euro, 240 milionë i dhanë tendera dostave

10:20 | 05 Tetor 2024
rukiqi-per-qeverine-kurti:-ne-1197-dite-2-km-rruge-te-reja-–-menaxhuan-12-miliarde-euro,-240-milione-i-dhane-tendera-dostave

Berat Rukiqi i LDK-së ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja. Duke publikuar një statistikë nga Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave, ai tha se gjatë kësaj qeverisje janë shtruar 2 kilometra rrugë të reja.

“Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar 2 kilometra rrugë të reja. Nëse e llogarisim në baza ditore, i bjen 1.7 metra në ditë (Burimi: Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave).

Ai akuzoi Qeverinë edhe për ndarje të tenderëve “dostave” në vlerë të 240 milionë eurove.

“Mos të harrojmë: Kjo Qeveri ka menaxhuar me 12 miliardë euro, prej të cilave 240 milionë ju kanë dhënë tendera dostave dhe financuesve të partisë”, ka shkruar ai.

Komento: