“Është lider dhe profesor universitar”, Haziri lavdëron Abdixhikun: Nuk është për LDK-në, por për Kosovën

10:58 | 05 Tetor 2024
“eshte-lider-dhe-profesor-universitar”,-haziri-lavderon-abdixhikun:-nuk-eshte-per-ldk-ne,-por-per-kosoven

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka lavdëruar udhëheqësin e tij partiak, Lumir Abdixhiku.

Ai ka bërë me dije se i pari i LDK-së është lider, familjar dhe profesor universitar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haziri ka shkruar se Abdixhiku nuk është për LDK-në, por për Kosovën.

“Rruga e Re në krye me Lumir Abdixhikun, politikan, lider, familjar e profesor universitar, nuk është për LDK-në, por është udhë për Kosovën, për Gjilanin, për Anamoravën. Është udhë që i jep dimension zhvillimor qytetit tonë, Republikës sonë, për të cilën mijëra gra e burra u degdisën, u sakatuan e u flijuan. Pamje nga takimi me të zgjedhurit e Kuvendit të XII të LDK-së së Gjilanit, në seancën e sotme të punës. Zotohemi se Gjilanit dhe Kosovës do t’ia largojmë këtë depresion të thellë politk e ekonomik, të cilin e solli politika disfatiste, bashkë me këta ‘bedelët’ që po administrojnë me komunën tonë”, ka shkruar Haziri.

Komento: