Digjitalizimi i parkingjeve “varfëron” drejtoritë komunale në Kryeqytet?

14:37 | 05 Tetor 2024
digjitalizimi-i-parkingjeve-“varferon”-drejtorite-komunale-ne-kryeqytet?

Tabela të mençura me informacione që tregojnë për vendparkimet e lira apo jo, tashmë janë të vendosura në disa rrugë të Prishtinës. Projekti i digjitalizimit të parkingjeve në kryeqytet, po cilësohet si një ndër projektet më të rëndësishme në aspektin teknologjik, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Siç tregojnë nga ndërmarrja “Prishtina Parking”, fokusi kryesor është zona e parë e kryeqytetit, ku tanimë janë vendosur mbi 700 sensorë tokësorë, e që synohet për dy mijë sosh.

Krejt ky investim, komunës së Prishtinës i kushtoi 2.5 milionë euro.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, implementimi i këtij projekti ka parregullsi gjatë rrugës sa i përket buxhetit.

Mendim të njëjtë ndan edhe Partia Demokratike, dikur partner me kryetarin Përparim Rama, e tashmë kundërshtarë politikë.

Madje PDK thotë se do të kërkojnë qasje në dokumentet zyrtare.

Kjo nismë është duke u realizuar në kuadër të projektit për digjitalizimin e hapësirave publike

Komento: