Allegri ‘shokon’ tifozët e Juventus

14:34 | 09 Maj 2019

Allegri thotë se koha tij me Juventusin ka mbaruar

Sot mund të jetë dita e së vërtetës në shtëpinë e Juventus-it në lidhje me të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri.

Në qendrën stërvitore të bardhezinjve pritet të zhvillohet një takim mes klubit dhe trajnerit, që mund të çojë te një divorc.

“Koha ime këtu ka mbaruar”, mësohet t’i ketë thënë Allegri disa miqve të tij të mërkurën në mbrëmje. Sipas “Corriere della Sera”, trajneri livronez është shumë afër largimit nga Juventus.

Gjithmonë sipas shtypit italian, Allegri mësohet t’i ketë vendosur disa kushte klubit për të qëndruar: të vazhdojë përpara pa rinovim, duke e ditur se kontrata do të skadojë në 2020-ën, të bëhen blerje të rëndësishme për Champions-in dhe të marrë një rritje të konsiderueshme të rrogës, transmeton telesport.

Kërkesa këto që duket se nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e klubit, por për momentin nuk është zhvilluar asnjë takim. Ndërkohë, në rast divorci, pasardhësi i Allegri-t mund të jetë Conte, i cili kërkohet me ngulm edhe nga Inter-i.

Komento: