Mesfushori i Real Madridit tallet keq me këtë fotografi të Ronaldos

14:52 | 09 Maj 2019

Kroos tallet me Ronaldon.

Toni Kroos ka bërë një koment qesharak në një fotografi të Cristiano Ronaldos në Instagram.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka bërë shaka me ish bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo.

Kroos ishte mysafir në emisionin “Late Night Berlin” ku mysafirët detyrohen të bëjnë komente qesharake tek miqtë e tyre në Instagram, përcjell lajmi.net. Dhe, Kroos e bëri një të tillë te një fotografi e Ronaldos.

“Dua të jem guri ku je ulur”, i shkroi Kroos.

Ai po ashtu i ka bërë koment qesharak edhe sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller dhe disa të tjerëve.

Komento: