Aksidenti te Liqeni i Badovcit me 3 të rinj të vdekur, çka dihet deri tash

13:02 | 06 Tetor 2024
aksidenti-te-liqeni-i-badovcit-me-3-te-rinj-te-vde*kur,-cka-dihet-deri-tash

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan- Prishtinë, më saktësisht një veturë ka rënë në liqenin e Badocit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha Gazetës Express se si pasojë e aksidentit tre persona kanë vdekur.

Ajo shtoi se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.”

Ndërkaq Sinjali raporton se tre të rinjtë të moshës rreth 21-vjeçare që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.

Po ashtu ky medium raporton se trupat e dy viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.

Lidhur me rastin kanë reaguar kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Rama ka thënë se këto janë momente të rënda familjet dhe të afërmve të viktimave, të cilëve iu ka shprehur ngushëllime.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit.  Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë.”

Ndërsa Haradinaj ka kërkuar nga Policia zbardhjen e rrethanave të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, nga i cili vdiqën tre persona.

“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta!”, shkroi ai

Komento: