Vendi nga ku vetura me tre të rinjtë brenda ra në liqenin e Badocit, për t’i nxjerrë viktimat u kërkua ndihma e FSK-së

15:27 | 06 Tetor 2024
vendi-nga-ku-vetura-me-tre-te-rinjte-brenda-ra-ne-liqenin-e-badocit,-per-t’i-nxjerre-viktimat-u-kerkua-ndihma-e-fsk-se

Tre të rinj vdiqën pasi vetura në të cilën ndodheshin ra në liqenin e Badocit mbrëmë, pak para mesnatës.

Zjarrfikësit, të cilët u desh të intervenonin, thanë se parë panë jesë të veturës e cila ishte zhytur në liqenin skaj rrugës Gjilan-Prishtinë.

Për t’i gjetur trupat e pajetë të të rinjve, u kërkua edhe angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vdekjen e tre të rinjve e ka konstatuar një ekip mjekësor në vendngjarje.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident tragjik.

T7 sjell pamje të vendit nga ku automjeti ra në liqe.

 

 

Komento: