Juventus mund të përfitojë nga transferimi i Hazard në Real Madrid!

15:20 | 09 Maj 2019

Pezullimi i tregut të transferimit të Chelsea krijon skenarë interesantë në të gjithë Evropën.

Eden Hazard duket i destinuar të largohet nga Blues, me kontratën e tij në Stamford Bridge që skadon në qershor 2020.

Real Madridi është në pozitë të mirë për të nënshkruar me yllin belg, pasi Los Blancos po kërkojnë një transferim të rëndësishëm për të ringjallur ekipin pas një sezoni shumë zhgënjyes.

Megjithatë, dikush do të duhet të bëjë rrugën për Hazard në Santiago Bernabeu dhe kjo mund të jetë Isco, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht vlerësimit të Zinedine Zidane ndaj spanjollit, mesfushori sulmues po përpiqet të gjejë vazhdimësi dhe performancat e tij nuk kanë qenë pozitive gjatë dy muajve të fundit, edhe pas kthimit të Zidanit në Real.

Kështu, siç raportohet nga AS në Spanjë, lojtari mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Mediat spanjolle e konsiderojnë Juventusin si një nga pretendentët më seriozë për ta transferuar Iscon.

Kësisoj ‘Zonja e Vjetër’ po kërkon të përfitojnë nga situata për të përforcuar mesfushorin e tyre. /ORAinfo/

Komento: