I varroset i vëllai, procesi i Hagës ia pamundëson prezencën Jakup Krasniqit

17:24 | 06 Tetor 2024
i-varroset-i-vellai,-procesi-i-hages-ia-pamundeson-prezencen-jakup-krasniqit

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit, vëllait të ish-kreyparlamentarit historik të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Në ceremoni morën pjesë qindra njerëz nga anë e mbanë vendi, megjithatë aty nuk u pa, Jakup Krasniqi për shkak të procesit gjyqëor nga Dhomat e Specializuara.

Vëllai i Jakup Krasniqit, Azemi, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës.

Komento: