Vd*es 22-vjeçari nga Zhilivoda e Vushtrrisë pasi u godit nga energjia elektrike

18:50 | 06 Tetor 2024
vd*es-22-vjecari-nga-zhilivoda-e-vushtrrise-pasi-u-godit-nga-energjia-elektrike

Një 22-vjeçar ka vdekur pasi ishte goditur nga energjia elektrike në shtëpinë e tij, në Zhilivodë të Vushtrrisë.

Këtë e bëri të ditur Ilmi Prekazi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut.

Ai ka thënë se rreth orës 10:00 të mëngjesit ishin njoftuar se i riu ishte goditur dhe më pas rreth orës 11:23 u njoftuan nga Emergjenca se i njëjti kishte ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 10:00,  policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.

“Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti është inicuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim. /Klankosova

Komento: