Haradinaj takohet me Hovernier: Partneriteti me ShBA-në është i përjetshëm

16:28 | 07 Tetor 2024
haradinaj-takohet-me-hovernier:-partneriteti-me-shba-ne-eshte-i-perjetshem

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në një postim në Facebook, ai tha se diskutuan për zhvillimet politike.

“E falënderova personalisht ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës”.

“Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka thënë Haradinaj.

Komento: