Izedin Bytyqi shoqërohet në Polici

14:18 | 08 October 2024
izedin-bytyqi-shoqerohet-ne-polici


Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është shoqëruar në Polici.

Kjo pas aksionit të sotshëm në ministrinë e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Front Online raportoi se përveç aksionit Brenda kësaj ministrie Policia bastisi edhe shtëpinë e Bytyqit.

Detaje për këtë aksion dha edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, ku përmes një njoftimi tha se janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare, raporton Front Online. /Front Online/

 

Komento: