Hamiti: Qeveria Kurti është qeveri e korrupsionit dhe propagandës

15:54 | 09 October 2024
hamiti:-qeveria-kurti-eshte-qeveri-e-korrupsionit-dhe-propagandes

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka vlerësuar se kjo është qeveri e korrupsionit dhe propagandës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti i ka përmendur dëmet që kjo qeveria ia ka shkaktuar Kosovës.

“Kosovë e izoluar ndërkombëtarisht. Pa asnjë njohje në katër vitet e fundit. Më larg integrimeve euro-atlantike se kurrë. Dështimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës e dëshmon këtë. Kosovë e sanksionuar ndërkombëtarisht. Qindra milionë euro të humbura deri tani. Humbjet vazhdojnë. I vuan populli i Kosovës, jo Qeveria e saj e papërgjegjshme. Kosovë me Qeverinë më të korruptuar në historinë e vet. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka kualifikuar si “korrupsion të rëndë qeveritar” (serious government corruption). Aferat korruptive të përditshme kanë dalë para syve të opinionit publik tashmë, mbasi ishin mbajtur fsheht për kohë të gjatë. Kryetar i kësaj Qeverie të korrupsionit dhe propagandës është Albin Kurti, që e kërkon votën popullore sërish. Për çka? Për ta mbajtur Kosovën nën izolim, nën sanksione, nën korrupsion masiv?”, ka shkruar Hamitit.

Komento: