Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit

17:31 | 09 October 2024

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin.

Kështu ka konfirmuar këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media.

“Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash”, tha ai.

Për dhjetëvjetorin, Samiti i Procesit të Berlinit 2024 do të mbahet në Berlin më 14 tetor, me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.

Komento: