Luka Modric nuk do të largohet nga Real Madrid as këtë sezonë.
Mesfushori kroat, Luka Modric, do të jetë pjesë rëndësishme e formacionin të Zinedine Zidanes te Real Madrid në sezonin e ri.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘Cadena Cope’, që shkruan se Modric do të vazhdojë qëndrimin te Real Madrid, përcjell lajmi.
Mediet në Spanjë bëjnë të ditur se një numër i lojtarëve do të largohen nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni.
Por, ky ‘eksod’ i madh nuk do të ndikojë edhe te Modric, që do të mbetet në fanellën ‘Los Blancos’.
Për mesfushorin 33 vjeçar, verën e kaluar interesim ka shprehur Interi.