Hovenier lajmëron arritjen e Kasanof në Prishtinë: Presim një vizitë produktive

16:30 | 10 October 2024
hovenier-lajmeron-arritjen-e-kasanof-ne-prishtine:-presim-nje-vizite-produktive

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka lajmëruar për arritjen në Prishtinë të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof, vizitë kjo e para në rolin e tij të ri.

Hovenier ka thënë se pritet një vizitë produktive duke treguar përkrahjen afatgjate amerikane për popullin e Kosovës, duke adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar arritjen e përparimit të rrugës evropiane të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe multietnik.

Komento: