Lajçak takon Bislimin në Vjenë, flasin për takimin e radhës të kryenegociatorëve

18:05 | 10 October 2024
lajcak-takon-bislimin-ne-vjene,-flasin-per-takimin-e-radhes-te-kryenegociatoreve

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot në Vjenë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajcak ka thënë se këtë takim e kanë realizuar në kuadër të përgatitjes së takimit të radhës të shefave të ekipeve negociatore.

“Ne kemi diskutuar në detaje për implementimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën për Normalizim”, ka thënë Lajçak.

Komento: