Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për falsifikim të parasë dhe tregti të ndaluar

18:05 | 10 October 2024
kerkohet-paraburgim-ndaj-dy-te-dyshuarve-per-falsifikim-te-parase-dhe-tregti-te-ndaluar

Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka kërkuar paraburgim ndaj L.F dhe H.J.

Të dy dyshohen për falsifikim të parave dhe tregtisë së ndaluar.

Sipas njoftimit nga organi i akuzës, L.F., më datën 9 tetor 2024, në komunën e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka zhvilluar veprimtari të paautorizuar të shitblerjes së produkteve duke shmangur taksat e obligueshme, ashtu që pas kontrollit nga Njësia e Task Forcë DRK – Lindja, në veturën e tij janë gjetur 14 paketime, me 700 boksa cigare të llojit Winston, pa dokument apo faturë mbi prejardhjen e mallit, në vlerë rreth 14.700 euro, të cilat ka pasur për qëllim që përmes rrugëve ilegale ti dërgonte në Serbi.

Me këto veprime dyshohet për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, i njëjti dyshohet edhe për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit’’, të KPRK-së, pasi që ka përdorur pasaportë të falsifikuar.

“Ndërsa, i pandehuri H.I., dyshohet për veprën penale ’’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’, të KPRK-së, pasi që gjatë kontrollit tek shtëpia e të njëjtit janë gjetur paketime të ndryshme të cigareve, pa dokumentacion përcjellës për prejardhjen e mallit. Gjithashtu, i pandehuri H.I., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka vënë në qarkullim para të falsifikuara, ashtu që tek i njëjti janë gjetur edhe monedha metalike nga 2 euro, në vlerë të përgjithshme 640 euro. Me këto veprime dyshohet se i pandehuri H.I., ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’, të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të njëjtit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Komento: