Daut Haradinaj, veteranëve: VV-ja me Radoiçiqin e ndalen benefitin që ju e meritonit

18:05 | 10 October 2024
daut-haradinaj,-veteraneve:-vv-ja-me-radoiciqin-e-ndalen-benefitin-qe-ju-e-meritonit

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Millan Radoiçiq, kanë arritur me ndalu një benefit të merituar nga veteranët.

Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ne bashkë në një kohë i kemi zbrapsur shefat e tyre që ishin shumëherë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit.

“Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni merzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur!

Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arrit me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zbrapsur shefat e tyre që ishin shumëherë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se soji i tyre janë pengesë e vogël krahasuat me atë që kemi pasur dikur.

“Soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kemi jep dhe jepim për vendin tonë”, është shprehur ai.

Komento: