Komunikimi me Radojiçiq, Balje: Nuk duhet të ngarkohet veç Mimoza Kusari, nuk e ka bo vetë, por me njerëz që i ka mbrapa

00:01 | 11 October 2024
komunikimi-me-radojiciq,-balje:-nuk-duhet-te-ngarkohet-vec-mimoza-kusari,-nuk-e-ka-bo-vete,-por-me-njerez-qe-i-ka-mbrapa

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila për bisedat me Milan Radojçiqin.

Balje ka thënë se Mimoza nuk e ka bërë këtë vet, por ka pasur dritë të gjelbër nga njerëzit që janë mbrapa.

Kështu deputetja ka shprehur keqardhje për Mimoza Kusari-Lilën, duke thënë se e kupton pozitën e saj.

“Po më vjen shumë keq për Mimozën, sepse Mimoza nuk e ka bë këtë vet. E ka bë me njerëzit cilët janë mbrapa, që kanë jap dritën e gjelbër. Unë mundem me kuptu edhe pozitën e Mimozës, nuk është ferr me sulmu veç me Mimozën. Nëse ne duhet me gjyku, nuk duhet me gjyku veç Mimozën”, ka thënë ajo për Insajderin.

Për çështjen e këtyre bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Milan Radojçiqin, nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Komento: