Shpërthen një cisternë në Pejë, nuk dihet për të lënduar

10:22 | 11 Tetor 2024

Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka dhënë detaje për “Front Online”.

Gashi ka njoftuar se ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky shpërthim.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente. Ende nuk dihet se a ka të lënduar”, deklaroi Gashi.

Komento: