Kurti fajëson Serbinë e Rusinë pse vendet me shumicë myslimane s’po e njohin Kosovën

13:07 | 11 October 2024
kurti-fajeson-serbine-e-rusine-pse-vendet-me-shumice-myslimane-s’po-e-njohin-kosoven

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me arsyet se pse vendet me shumicë myslimane nuk po e njohin Kosovën.

Kurti ka theksuar se këto vende janë të keqinformuara nga Serbia.

Tutje, kryeministri Kurti ka përmendur edhe Rusinë në përgjigjen e tij.

“Mendoj se ato janë keqinformuar nga Serbia. Disa prej tyre e mbajnë atë qëndrim edhe për shkak të lidhjeve të ngushta me Federatën Rusë. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të botës që – për hir të paqes afatgjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje – ta njohin pavarësinë e Kosovës” – tha Kurti.

Komento: