Murati shkruan për rritje të të hyrave nga Aeroporti, Basha: Msiti ka thanë “veç ditë e përpjetë!”

14:56 | 11 October 2024
murati-shkruan-per-rritje-te-te-hyrave-nga-aeroporti,-basha:-msiti-ka-thane-“vec-dite-e-perpjete!”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë shënuar rritje të theksuar në katër vitet e fundit.

Murati ka thënë se kjo është si rezultat i shtimit të numrit të pasagjerëve dhe shtimit të vizitorëve të huaj.

“Të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë shënuar rritje të theksuar gjatë katër viteve të fundit.

Kjo vjen si rezultat i shtimit të numrit të pasagjerëve, kryesisht nga mërgata jonë, por edhe si rezultat i shtimit të numrit të vizitorëve të huaj, që kanë filluar të vijnë në Kosovë për ngjarjet e shumta sportive e kulturore”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se për këtë arsye aeroportit tashmë i janë shtuar edhe katër porta të reja dhe gjatë këtij viti pritet ta arrijë shifrën e 4 milionë udhëtarëve .

Për këtë ka reaguar edhe deputeti Dimal Basha.

“Qysh ka thanë ai msiti, “veç ditë e përpjetë!””, ka shkruar Dimal Basha.

Komento: