Tahiri për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Pas atij komunikimi u shpërfaq një goditje e madhe për Kosovën

15:20 | 11 October 2024
tahiri-per-audio-incizimin-e-kusari-liles:-pas-atij-komunikimi-u-shperfaq-nje-goditje-e-madhe-per-kosoven

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq, është shpërfaqur një goditje e madhe për shtetin e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme, ai shtoi se për çdo vendim që merr qeveria, Kosova po paguan çmim.

“Kërkesa ynë për të pasur një debat rreth kësaj séance nuk lidhet me atë që ju po e thoni në VV se këtu jemi duke bërë politika para zgjedhjeve, por lidhet me një brengë të thellë tonën ku është lënduar drejtpërdrejtë kuvendi dhe vendimmarrja demokratike në vend, më troç përmes atij komunikimi u shpërfaq një goditje e madh për shtetin e Kosovës. Qeveria po merr vendime që po kthehen në probleme të mëdha, për secilin vendim po paguajmë çmim si Kosovë”, tha ai.

Komento: