11 të lënduar në aksidentin në Veternik, të përfshira një kamion dhe 11 automjete

15:27 | 11 October 2024
11-te-lenduar-ne-aksidentin-ne-veternik,-te-perfshira-nje-kamion-dhe-11-automjete

11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka dhënë detaje për “Front Online”.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Komento: