Gjenerali amerikan: Qëndrimi i NATO-s është që të mos hapet Ura e Ibrit këtë kohë, mund të rrezikojë sigurinë

15:46 | 11 Tetor 2024
gjenerali-amerikan:-qendrimi-i-nato-s-eshte-qe-te-mos-hapet-ura-e-ibrit-kete-kohe,-mund-te-rrezikoje-sigurine

Admirali i NATO-s, gjenerali amerikan Stuart B. Munsch, ka folur sot edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Munsch ka thënë se qëndrimi i NATO-s është që Ura të mos hapet në këtë kohë.

Ai ka thënë se hapja e Urës së Ibrit është çështje politike dhe ushtarake dhe duhet të diskutohet në mes të palëve që u takon.

Admirali amerikan ka thënë se arsyeja pse s’duhet të hapet tani është që mund të rrezikojë sigurinë dhe lirinë e lëvizje në atë pjesë.

“Qëndrimi i NATO-s për Urën është që të mos hapet në këtë kohë. Ajo duhet të jetë çështje e dialogut në mes të palëve që u takon. Është çështje politike dhe jo ushtarake. Dhe arsyeja pse s’duhet të hapet tani është që mund të rrezikojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë ai në një konferencë për media pas ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Komento: