Aliu: Në ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës u hap Njësia e Patentë Shoferit

16:08 | 11 October 2024
aliu:-ne-ish-ndertesen-e-komunes-paralele-e-ilegale-te-mitrovices-u-hap-njesia-e-patente-shoferit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot kanë vizituar ish-ndërtesën e Komunës paralele e ilegale të Mitrovicës.

Në një postin në Facebook, ai ka bërë të ditur se në atë objekt MMPHI tash ka hapur Njësinë e Patentë Shoferit.

“Aty sot u zhvillua testimi teorik për 40 kandidatë”.

“Kjo shënon herën e parë në historikun e Kosovës që ky shërbim po ofrohet ne veri të Mitrovicës”, ka thënë Aliu.

Komento: