Sinani e falënderon Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e dhënë me subvencioneve në Luginë

16:08 | 11 October 2024
sinani-e-falenderon-kurtin-dhe-qeverine-e-kosoves-per-mbeshtetjen-e-dhene-me-subvencioneve-ne-lugine

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap domethënës në përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria e Kosovës po jep për ruajtjen dhe zhvillimin e potencialit tonë kombëtar.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se e falënderon Kurtin që çdo ide dhe angazhim, që sipas saj, po e kthen në veprime konkrete.

“Faleminderit për gjithçka që po bëni për ne në Luginën e Preshevës! Një falënderim i veçantë shkon edhe për zv. Kryeministrin Besnik Bislimi për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po tregon në këtë drejtim”.

“Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë përkrahje të madhe, e cila jo vetëm që ndihmon bujqësinë dhe blegtorinë, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, duke rritur ekonominë lokale dhe promovuar potencialin e Luginës së Preshevës si një destinacion unik”, ka thënë Sinani.

Komento: