Këmbësoret që u goditën në rrugën “Luan Haradinaj”, dërgohen për tretman mjekësor

16:38 | 11 October 2024
kembesoret-qe-u-goditen-ne-rrugen-“luan-haradinaj”,-dergohen-per-tretman-mjekesor

Policia e ka konfirmuar se dy këmbësore janë goditur me veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 14:30, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe dy  këmbësore”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona (këmbësoret).Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: