8 nga 11 të lënduarit nga aksidenti në Veternik ndodhen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë

17:08 | 11 October 2024
8-nga-11-te-lenduarit-nga-aksidenti-ne-veternik-ndodhen-ne-qkuk-dhe-jane-jashte-rrezikut-per-jete

Tetë nga njëmbëdhjetë personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Veternik janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.

Sipas mjekut kujdestar, Avdush Bajgora, i cili foli për Dukagjinin, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar kryesisht lëndime në ekstremitete të sipërme dhe të poshtme.

Edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë zingjiror në Veternik.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se 11 persona kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident, sipas policisë kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Komento: