Tashmë Valverde duket se po largohet nga skuadra e Barcelonës.
Trajneri spanjoll, Ernesto Valverde, nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e bankinës së Barcelonës.
‘TV Chiringoto’ raporton se me dyshimet për të ardhmen e Valverde në ‘Camp Nou’, është Ronald Koeman si emri më i preferuar për të zëvendësuar atë, përcjell lajmi.
56 vjeçari Koeman, aktualisht është trajner i Kombëtares së Holandës.
Një emër tjetër që po përmendet për të zënë vendin e Valverde te Barcelona, është edhe ai i Erik ten Hag, trajnerit të Ajax.